Ronela Hajati duket se ka sërish dëshirë të prekë skenën e Eurovision Song Contest, por këtë herë jo me flamurin shqiptar.
Ronela është një nga 106 finalistët e përzgjedhur në “Una Voce per San Marino”, që përzgjedh përfaqësuesin/en e mikroshtetit në Eurosong.
San Marino është një mikroshtet në Itali me afro 34,000 banorë e për pasojë, i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës për ta përfaqësuar. Përpos kësaj, nuk janë të pakta vendet që tregohen të hapur ndaj idesë për të marrë pjesë me një këngëtar të huaj. Për shembull, në 2009-n, Besa Kokëdhima mori pjesë në “Selectia Nationala” për të përfaqësuar Rumaninë në Eurovizion.
San Marino ftoi mbi 1,000 pjesëmarrës në fazën e parë, nga të cilët u përzgjodhën 106 finalistë nga shtete të ndryshme, përfshirë këtu edhe artistë të njohur si Ronela. Më të famshmit janë Eiffel 65, grupi që krijoi hitin botëror në vitin 1999, “I’m blue (Da Ba Dee)”, i cili u risoll së fundmi në një tjetër version nga David Guetta dhe Bebe Rexha, “I’m good (Blue)”.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...