Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar këtë të shtunë me homologun e tij nga Austria, Alexander Schallenberg, gjatë punimeve në Konferencën për Siguri në Mynih.
Për takimin ka njoftuar ministri austriak në një postim në rrjetin social Twitter, ku gjithashtu ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.
Derisa është shprehur i lumtur për takimin me Gërvallën, Schallenberg ka thënë se po sigurohet që ta dëgjojë veprime pozitive në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më vjen mirë që takova mikeshën time, Donika Gërvalla në Konferencën për Siguri në Mynih – urime për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Po sigurohem që të dëgjojë veprime pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan”, ka shkruar kryediplomati austriak. /arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...