Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që qytetarëve t’iu ofrojnë shërbime sa më cilësore, të zgjerojnë gamën e shërbimeve si dhe të fuqizohen ndërmarrjet publike.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistenca e ndërsjellë lidhur me lehtësimin e qasjes në shërbimet postare në përgjithësi dhe shërbimet e pagesave në veçanti. Njëkohësisht, synohet adoptimi i politikave të ndërsjella lidhur me këtë bashkëpunim, për të arritur maksimalisht shfrytëzimin dhe lehtësimin e shërbimeve dhe produkteve postare.
Komuna e Prishtinës dhe Posta e Kosovës, synojnë një bashkëpunim afatgjatë në fushat relevante me interes të përbashkët, siç është vazhdimi i bashkëpunimit edhe më tutje për shërbimin e certifikatave online, shqyrtimi i mundësisë të shpërndarjes së njoftimeve dhe vendimeve të legalizimit të objekteve, shtëpive dhe banesave, si dhe certifikatave (dokumenteve të ndryshme, vendimeve, njoftimeve, etj.)
Po ashtu, përmes këtij bashkëpunimi Posta e Kosovës do të ofrojë të gjitha sportelet e saj për nevoja të Komunës së Prishtinës si plotësimin e formularëve të ndryshëm për legalizim, leje ndërtimi etj./arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë