Rita Ora me urim special për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Mund të flas pa u ndalur për njerëzit e mi

14:45 | 16 Shkurt 2023
A. B.

Ylli botëror me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë Ora.

Video-mesazhi i plotë i aritstes  do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”.


Përndryshe nga viti 2015, me dekret të presidentes së atëhershme të vendit, Atifete Jahjaga, Rita ora është shpallur ambasadore nderi e shtetit të Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale