Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha sot në Kuvend se po bëhen dy vite që Qeveria Kurti ka instaluar pasigurinë më të madhe që nga shpallja e pavarësisë.
Sipas tij është krijuar pasiguri te qytetarët në raport me sigurinë juridike të secilit person që është në administratën shtetërore.
Tahiri tha se qytetarët e Kosovës duke humbur shpresën kanë marr rrugën e mërgimit, duke përfshirë këtu edhe një numër të profesionistëve, siç janë personeli shëndetësor.
Ai tha se ka mungesë edhe të investimeve në vend, nuk ka projekte kapital, mungesë të ndërtimit të çerdheve, etj…
“Qeveria është kthyer në një instancë që vet numëron, diskuton dhe flet për 20 vjetet e kaluara. Dëmi që është shkaktuar është tepër i madh….”, tha ai. /arbresh.info/
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...
Orteku në Kaliforni, 10 skiatorë të zhdukur dhe gjashtë të t...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia