Man City mposht Arsenalin, kalon në vendin e parë

22:35 | 15 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Manchester City ka shënuar fitore kolosale ndaj Arsenalit, në garën për vendin e parë në Premierligë.

“Citizens” mposhtën në udhëtim Arsenalin në ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në elitën e futbollit anglez.

De Bruyne kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 24-të, pas një goli të bukur, ku paraprakisht Tomiyasu dhuroi një top për të gabimisht.

Në minutën e 42-të rezultati u barazua në 1:1 nga Bukayo Saka, që ishte i saktë nga penalltia.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht kampionit në fuqi të Premierligës.

Grealish shënoi në minutën e 72-të për ta rikthyer epërsinë e Manchester Cityt.

Kurse, 10 minuta më vonë Haaland realizoi për 1:3.

Me këtë fitore, tani Manchester City merr primatin në Premierligë me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.

“Topçinjtë” e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale