Ndeshja e sezonit, Arsenal – Manchester City: Formacionet zyrtare

19:39 | 15 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Ndeshja që mund të vendosë shumë gjëra sa i përket titullit të Premier Ligës, zhvillohet sonte.

Vendi i parë dhe i dytë, Arsenali dhe Manchester City, do të përballen në “Emirates Stadium”, me fillim nga ora 20:30

“Topçinjtë” kanë tre pikë më shumë se “Qytetarët” momentalisht, por kanë edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Me mungesën e Jesus dhe Partey, trajneri Mikel Arteta ka vendosur të luajë me këtë përbërje:

Ramsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Jorginho; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah.

Ndërkaq Pep Guardiola sote luan me 3-4-3, me këta lojtarë:

Ederson; Ëalker, Aké, Dias; Bernardo Silva, Rodri, Gündogan, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Grealish./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale