07:15 – 11:50
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pret në vizitë veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema. Agjenda:
– 07:15 – Pritja e z. Xhema në Aeroportin “Adem Jashari”
– 09:30 – Takim në Komunën e Prishtinës
– 10:30 – Homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
– 11:30 – Homazhe te shtatorja e ish-senatorit Robert Dole
– 11:40 – Vizitë te shtatorja e presidentit Bill Clinton
– 11:50 – Inspektim dhe zbulim i emërtimit të rrugës “Jim Xhema”
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për Investitorin Strategjik, “Moxico Luma Kosova Mining LLC”; vendimin për parqet industriale dhe teknologjike si dhe Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, N10)
10:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N204)
11:00
Partia Socialdemokrate (PSD) mban aksion simbolik në dyvjetorin e Qeverisë Kurti II. (Para objektit të Qeverisë)
11:00
Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme, me kërkesë të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Raporton Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Kuvendi i Kosovës, N303)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, N302)
14:00
Komuna e Vushtrrisë organizon ekspozitën e veshjeve tradicionale. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)
17:00
Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të shpalljes së sportistit të vitit dhe laureatit të çmimit ”Lah Nimani”. (Salla e Kuvendit Komunal, Mitrovicë e Jugut)
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...