Armata e Maqedonisë së Veriut njofton se edhe 36 pjesëtarë të Armatës, anëtarë të batalionit të specializuar për kërkim-shpëtim janë nisur sot drejt Turqisë nga kazerma “Ilinden”.
“Ekipi i ushtrisë shkon pas vendimit të Qeverisë për dërgimin e ndihmës shtesë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, ekipi i ushtrisë, i cili ndodhet në qytetin e Kahramanmarash, është angazhuar në vazhdimësi në kërkimet në terren, për gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm, të cilët ndodhen në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet katastrofike”, thonë nga Armata.
Më tej shtojnë se gjatë përcjelljes së tyre, nga ana e shefit të shtabit gjeneral Vasko Gjurçinovski, iu është kërkuar që punën e tyre ta kryejnë me të gjithë potencialin që e kanë dhe të ndihmojnë qytetarët në Turqi.
Bulliqi jep një lajm të madh për VV-në, nga Podujeva
Vjen reagimi i parë nga LDK: Kokën lartë
Ronaldo: Jam ende i motivuar, do ta arrij shënimin e 1 mijë ...
Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa inci...
Blerim Sallahu: Qeveria Kurti 3
KQZ thotë se ka nisur numërimi i votave