Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga opozita që qëndrimin e tyre për marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër t’a drejtojë te emisarët perëndimorë.
“Ju inkurajoj që ashtu si jeni të vendosur se nuk pranoni kurgja që nuk e ka njohjen reciproke, nuk pranoni atë që nuk është marrveshje finale, por ju lutem, aman këtë ja thoni kështu me të njejtin zell edhe Escobarit jo veç mu. Kur të takoni Escobarin kujtoni që e keni Albin Kurtin përpara dhe ja thuani këto fjalë, shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni mi ba”, tha Kurti drejtuar deputetëve të opozitës.
Kurti gjithashtu theksoi se nuk e ka fshehur këtë propozim, përderisa e ka ftuar opozitën që ta diskutojnë atë.
“Ju po më thoni se po fshihemi, por si po fshihemi kur ju kam thirrur dhe e keni parë propozimin. Të tre liderët e partive e kanë parë. Këto janë rregullat e bisedimeve, nuk mund ta nxjerr prej zyres atë.”, theksoi Kurti./arbresh.info
Të premten dorëzohet në prokurori raporti i autopsisë për Fe...
Ushtarët armenë të KFOR-it stërviten me helikopter në Prisht...
Osmani: Dubrava plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, dë...
Policia në Ferizaj shqipton 30 gjoba dhe konfiskon 10 motoçi...
Hamza dhe ambasadori britanik flasin për nevojën e krijimit ...
Bordi i AKP-së miraton investimet rreth 1 milionëshe në Brez...