Manchester United e pret sonte në shtëpi Leeds United në stadiumin “Old Trafford”.
Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Elland Road” këtë të diele.
Ndeshja e sotme ishte paraparë që të zhvillohej muajin shtator të vitit të kaluar, por që u pezullua për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
“Djajtë e Kuq” do të hynë në këtë ndeshje me plot vetëbesim, pasi që kanë shënuar plot 19 gola kundër Leeds në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara.
Ndeshja e sotme nuk do të shfaqet në TV për shkak se orari origjinal nuk ishte zgjedhur për tu paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar.
Pavarësisht shtyrjes së lojës, ndeshja e riorganizuar nuk lejohet të shfaqet në TV.
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër