Ulje të temperaturave dhe erëra të forta kanë mbizotëruar sot në vendin tonë.
Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dal me disa këshilla për kursimin e energjisë elektrike, përcjell arbresh.info.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të mos ngarkohet rrjeti elektro-energjetik dhe të kursehet dhe optimizohet rrjeti energjia elektrike.
“Shkyçni dritat e panevojshme, shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00, shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00, aktivizoni bojlerin pas orës 24:00, shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00”, ka shkruar Rizvanolli.
Postimi i plotë i ministres Rizvanolli:
Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
Shkyçni dritat e panevojshme
Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00
Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren