Qindra të burgosur të luftës rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas shkëmbimit midis tyre, njoftojnë zyrtarët e të dyja palëve të shtunën.
Ndihmësi i lartë presidencial, Andriy Yermak shkroi në postimin e tij në Telegram se 116 ukrainas janë liruar. Ai tha se ushtarët e liruar ishin kapur peng në Mariupol gjatë rrethimit njëmujor nga Moska, po ashtu edhe luftëtarët nga regjioni i Khersonit dhe snajperistë të zënë gjatë betejave të vazhdueshme në qytetin lindor Bakhmut.
Kurse, zyrtarët rusë, ndërkohë, njoftuan se 63 trupa rusë janë kthyer nga Ukraina pas një marrëveshje për shkëmbim të ushtarëve, përfshirë disa të burogur “të kategorisë speciale”, lirimi i të cilëve u sigurua pas negociatave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton France24./arbresh.info/
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes