Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ndërsa ka miratuar një varg rregulloresh për të punësuarit në sektorin publik.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen elektronike ka miratuar:
Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.
Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.
Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.
Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.
Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.
Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.
Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Rregulloren për Shtesën Funksionale.
Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.
Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. /arbresh.info/
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...