Golden Eagle Ylli ka transferuar basketbollistin amerikan Wes Washpun.
Lajmin e ka konfirmuar kampioni i Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Basketbollisti 29 vjeçar luan në pozitën e organizatorit, dhe së fundi ishte pjesë e skuadrës nga elita e basketbollit meksikan, Ostioneros de Guaymas.