Është arrestuar nga Policia e Kosovës, Shqiprim(Tomë) Dedaj i lindur më 28.11.1984.
I dyshuari ishte në kërkim nga Policia për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Dje policia kërkoi na qytetarët bashkëpunim për arrestimin e tij, Sektori Rajonal për Hetime sot njoftoi se falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që për një kohë të shkurtë të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij.
Në momentin e arrestimit, në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruat një shumë parash të cilat dyshohet se ai i kishte përvetësuar në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën ishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. /arbresh.info/


Konjufca merr mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspir...
Enrique paralajmëron para ndeshjes me Chelsean: Motivimi i t...
Ndalohen dy persona në Mitrovicë të Veriut, nën dyshim për d...
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...