Hector Bellerin bëhet me skuadër të re

17:57 | 31 Janar 2023
KRG

Hector Bellerin pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet te Sportingu i Lisbonës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mbrojtësi spanjoll ka mbërritur tashme në Lisbonë me agjentin e tij.

Bellerin do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht me klubin portugez. Marrëveshja mes klubeve është e arritur gjithashtu.

27-vjeçari do të luajë si i huazuar te Sportingu deri në fund të sezonit, teksa nuk është përfshirë asnjë opsion tjetër.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën.

Kësisoj, mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit se ku do të transferohet Hector Bellerin në mënyrë të përhershme.

Shpërndaje në rrjete sociale