Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar Kryeministrin, Albin Kurti, për mos mbajtje të premtimit ku kishte thënë gjatë fushatës se do ta mbyll Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, duke e shndërruar në Fond Sovran.
Sipas Lekajt krejt çka ka bërë me të ardhur në pushtet kryetari i Vetëvendosjes, Kurti e ka shfuqizuar vendimin e ish kryeministrit Haradinaj duke ja marrë komunave pronat publike, e që si pasoj e saj komunave po iu shkakton dëme pasi në këto prona publike kanë mbetur në gjysmë ndërtimet e shkollave, çerdheve, arenave sportive që do ti shfrytëzonin qytetarët.
Lekaj ka thënë po ashtu që AKP tani ende ka 50% të aseteve të pashitura dhe sipas tij udhëhiqet nga njerëzit politik të zgjedhur nga pushteti që e drejton Kurti./arbresh.info/
Shkrimi i plotë nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj:
AKP nuk u Mbyllë / Komunat u penalizuan me marrjen e Pronave publike nga Qeveria
Premtim i Qeverisë Kurti që brenda një kohe të shkurtër do ta shuajë Agjensinë Kosovare të Privatizimit dhe që ta shëndrrojë në Fond Sovran, nuk realizua, pasi AKP ka edhe 50% të aseteve ende të pashitura dhe udhëhiqet nga njerëzit politik të zgjedhur nga pushteti.
Qeveria nuk u ndalë dhe në kuadër të AKP-së shfuqizoi vendimin e ish kryeministrit Haradinaj, duke ja marrë komunave pronat publike, e që dëmi është i madh pasi në këto prona publike kanë mbetur në gjysmë ndërtimet e shkollave, qerdheve, arenave sportive që do ti shfrytëzonin qytetarët gjithëandej vendit.
Pjesë nga fjala ime para raportimit të Bordit të AKP-së në Komision Parlamentar!
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...