Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin intensiv të Rusisë në lindje si “hakmarrje” për humbjet e mëparshme në luftë, raporton SkyNews.
Në fjalimin e tij përditshëm, Zelensky tha: “Mendoj se ata nuk do të jenë në gjendje t’i japin shoqërisë së tyre ndonjë rezultat pozitiv bindës në ofensivë. Unë kam besim në ushtrinë tonë. Ne do t’i ndalim të gjithë ata, pak nga pak, do t’i shkatërrojmë dhe do të përgatisim kundërsulmin tonë të madh.”
Kievi ka pretenduar se sulmet ruse të javëve të fundit kanë pasur një kosto të madhe.
Ata fillimisht ishin mbështetur te mercenarët, duke përfshirë mijëra të dënuar të rekrutuar nga burgjet ruse dhe të dërguar në betejë pa trajnime apo pajisje të duhura.
Por thirrja e qindra mijëra rezervistëve nga Rusia në fund të vitit të kaluar do të thotë se Moska tani ka qenë në gjendje të rindërtojë njësitë e rregullta ushtarake të rraskapitura ose të varfëruara më herët gjatë luftës.
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës