Dean Henderson, portieri titullar i Nottingham Forest në Premier League pësoi një dëmtim në ndeshjen e datës 14 janar ndaj Leicester.
Trajneri Steve Cooper konfirmoi se numri një i portës së Nottingham do të mungojë nga katër deri në pesë javë, ndaj drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Henderson.
I përzgjedhuri i anglezëve është Keylor Navas për të cilin nuk ka më hapësira tek skuadra e PSG ndërsa titullari i padiskutueshëm është Donnarumma.
Andaj, klubi që në histori numëron edhe dy trofe të Champions League synon 36-vjeçarin me shumë eksperiencë dhe që mund t’i shtojë garanci Nottingham-it për pjesën e mbetur të sezonit.
Në këtë merkato të janarit, Nottingham është treguar mjaft aktive teksa ka afruar edhe emra si Danilo (mesfushorë), Gustavo (mesfushorë) si dhe sulmuesin (Chris Wood)./SS/
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit