Këtë të hënë u nënshkrua në Kryeministri marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni, investitori Mohamed Alabbar, deklaroi se në Durrës do të aplikohet një teknologji më e përparuar dhe se në Dubai.
Ai tha se investimi do të jetë një risi në qytetet inteligjente, me materiale të veçanta ndërtimi dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbër.
“Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh”, tha Alabbar.
“Ideja e hapjes së vendeve të reja të punës, do të ketë më shumë njerëz dhe konsulentë që punojnë, më shumë punësim, por është cilësia e mendjes që duam të investojmë. Një nga këto çështje është që njërzit flasin për qytete inteligjente, por askush nuk e ka bërë. Janë bërë shumë projekte janë provuar shumë gjëra por asnjë teknologji kaq e përmisuar nuk është vënë në zbatim”, tha ai.
“Në Durrës në Shqipëri do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar 1 vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qytetaeve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë”, shoi ai.
“Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar. /T.Ch/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...