“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha presidenti serb Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ky vend ka nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët.
“Ne kemi nevojë për paqe, një jetë normale për të gjithë qytetarët, rritje dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Plani është që të punojmë edhe më shumë përballë sfidave, të përpiqemi të jemi më të mirët, të tregojmë se Serbia dëshiron dialog dhe kompromis, por edhe se ka parimet dhe pritshmëritë e veta”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Instagram.
Ai ka theksuar se për këtë do të vazhdojë të flasë me të gjithë për gjithçka dhe të luftojë edhe më fort për Serbinë.
“Do të na duhet shumë energji dhe shumë më tepër unitet, por do ta shpëtojmë vendin dhe njerëzit dhe do të shtyjmë përpara, sepse kjo është e vetmja rrugë”, shtoi Vuçiq./AA/
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...
Kreu i AAK-së viziton BIK-un dhe përcjell urime për festën
Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rën...
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...