Prokuroria Themelore është deklaruar rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë që ndodhi këtë shtunë.
Përmes një kumtese për media, Prokuroria bën të ditur se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se janë duke punuar ngushtë me policinë rreth ndriçimit të plotë të rastit.
“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”. /arbresh.info/
lexo edhe:
Një i moshuar dyshohet se ka plagosur dy gra në Fushë Kosovë
Një i moshuar dyshohet se ka plagosur dy gra në Fushë Kosovë
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes