Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati në konferencën e mbajtur sot për media ka thënë se Ministria që ai drejton nuk ka marrë kurfar vendimi për rritjen e tatimit në pronë.
Çështja e tatimit në pronë është e rregulluar me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme i miratuar në vitin 2018, i cili obligon MFPT-në që të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme. I njëjti, parasheh që në vitin e 5-të tatimor (viti 2023) të mos ketë zbritje të përgjithshme për tatimin e pronave, në dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%. Pra, këtë vit për herë të parë është bërë faturimi i plotë i tatimit në tokë.
Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, ka përfunduar vlerësimin e pronave më datë 31.10.2022, ku po në të njëjtën datë raportet e vlerësimit i’u janë përcjellur Komunave. Komunat kanë pasur afat 1 muaj për të parashtruar kërkesë për rishqyrtim të vlerave, por që vetëm 3 komuna e kanë kërkuar një gjë të tillë dhe kërkesat e tyre janë adresuar duke bërë përmirësimet e kërkuara.
Ministri Murati gjithashtu theksoi se MFPT është aktualisht në proces të hartimit të ligjit të ri për tatimin e pronave, i cili synon adresimin e vështirësive dhe probleme të shfaqura në procesin e tatimit të pronave. Përkatësisht, ligji i ri parasheh lirimin nga tatimi për pronën primare, si dhe fleksibilitet më të lartë në përcaktimin e normave tatimore nga komunat.
Duke konsideruar situatën aktuale dhe vështirësitë që vlera e shtuar e faturave mund të ketë në mirëqenien e qytetarëve, Ministri Murati shprehu gatishmërinë që në ligjin e ri të përfshihet një dispozitë kalimtare që parasheh lirimin nga një pjesë e barrës tatimore për faturat tatimore të këtij viti.
Mirëpo, “meqenëse të hyrat nga tatimi në pronë janë ekskluzivisht të hyra të komanave, do të për të në duhet konfirmimi i komunave për të ndërmarrë një hap të tillë”, u shpreh Ministri Murati. /arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...