Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk ka komentuar qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për çështjen e propozimit evropian.
Megjithatë në Rubikon, ka thënë se Aleksandar Vuçiq ka dhënë dy deklarata nga takimi i tyre që kishin, dhe sipas tij kjo e qartëson qëndrimin e tij në këtë çështje.
”Ai i ka dhënë dy deklarata që nga takimi ynë dhe mendoj se e ka bërë shumë të qartë pozitën e tij. Do të kisha pasur dëshirë që të jetë e lehtë, vërtetë është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur edhe me Qeverinë e Kosovës edhe me Qeverinë e Serbisë, kjo është shumë e rëndësishme”.
Teksa ngjashëm pa ndonjë koment ka reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti, duke u arsyetuar se procesi është në zhvillim e sipër.
”Nuk mund të prisni të përgjigjem në këtë pyetje, sepse procesi është në zhvillim, kam thënë atë që kam thënë në emër të grupit dhe donim të dërgonim disa sinjale dhe jam këtu për të vazhduar orvatjet tona sepse me të vërtetë jam këtu për të vazhduar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj”.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh