Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit, me këtë rast i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë një lajm të mirë për te gjithë nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka treguar se ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Fakultetin e Edukimit dhe TOKA për trajnimin e mësimdhënësve të matematikës në shkollat fillore të Prishtinës.
“Një projekt shumë i përzemërt i Drejtores Besianë që prej fillimit. Përmes trajnimit do të bëjmë lëndën e matematikës më të këndshme për fëmijët, duke integruar sa më shumë shembuj aplikativ për të pasur mësim sa më progresiv”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Gjykata Kushtetuese sot pret vizitorë