Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vërshimet e fundit nga reshjet e mëdha të shiut kanë marrë përmasa të një fatkeqësie natyrore kombëtare.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria duhet urgjentisht ta krijojë Fondin Emergjent, sepse qytetarët janë në gjendje të rëndë, me nevoja për strehim, ushqim, ilaçe dhe veshmbathje, përcjell arbresh.info.
“Vërshimet në Kosovë, tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar. Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën.Kjo e shtron nevojën menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga Qeveria. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Udhëheqjet komunale e kanë të pamundur të përballen me pasojat.”, ka shkruar Haradinaj.
I pari i AAK-së theksoi se përballja ndaj vërshimeve është fitore për Qeverinë, e jo refuzimi i Projektligjit për Trustin./arbresh.info
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...