Ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga Arsenali për transferimin nga Brightoni të sulmuesit nga Belgjika, Leandro Trossard.
Sipas Fabrizio Romanos, belgu ka kaluar tashmë edhe testet mjekësore te klubi londinez.
“Leandro Trossard tani ka përfunduar me sukses të gjitha testet mjekësore si lojtar i Arsenalit”, ka shkruar Romano në “Tëitter”.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Arsenali dhe Brighton janë marrë vesh dje për kalimin e 28-vjecarit në “Emirates” për 21 milionë funte, plus 6 milionë bonuse.
Ai ka nënshkruar kontratën me “Topcinjtë” për tre sezone e gjysmë, pra, deri në verën e vitit 2026.
Trossard vie te Arsenali si zëvendësues i sulmuesit kryesor, Gabriel Jesus, i cili do të mungojë deri në muajin mars.
Transferimi i tij te “të kuqtë” e Londrës erdhi pas dështimit të marrëveshjes për sulmuesin ukrainas Mykhalo Mudryk, i cili më pas u transferua te rivalët e Chelseas për plot 100 milionë euro./arbresh.info
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...