Janë publikuar pamje të reja nga rrëzimi i helikopterit në qytetin ukrainas Brovary në afërsi të Kievit.
Nga rrëzimi i helikopterit humbi jetën ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj ministrie, shkruan “The Sun”.
Në anën tjetër policia ka njoftuar se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 14 persona, përfshirë tre fëmijë, për faktin se helikopteri u rrëzua në afërsi të një kopshti të fëmijëve.
Fillimisht është raportuar se ishte mjegulla që ia pamundësoi pilotit të sheh mirë, dhe si pasojë erdhi deri te rrëzimi.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka autorizuar të gjitha organet kompetente për të hetuar rastin.
Në video shihet e tërë zona e përfshirë në zjarr ku ka ndodhur rrëzimi, si dhe helikopteri që vazhdonte të digjej.
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...