Dhjetëra studentët të lëmive të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë bllokuar hyrjet para objektit të Dekanatit si shenjë proteste për tkurrjen e afateve të provimeve.
Studentët po ankohen ndaj prodekanit për çështje arsimore, Valon Krasniqi, të këtij institucioni ku u ka ndryshuar oraret e provimeve.
Kjo sipas studentëve është shkelje e statutit. Ka qenë standard i Fakultetit të Mjekësisë prej 31 ditëve ndërsa tani është 26 apo 27 ditë.
Pjesëmarrës në këtë protestë janë studentët nga viti i parë deri tek i gjashti.
Protestuesit studentorë po kërkojnë që të kthehet afati siç ka qenë, përndryshe do të vazhdojë protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ekipi negociatorë është në takim me këshillin studentorë dhe menaxhmentin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.
Protestuesit kanë edhe disa pika të tjera të kërkesave siç janë, rregullimi dhe lirimi i sallave të leximit të ORL-së, sepse nuk kanë kushte që i plotësojnë kushtet e nevojshme për lexim, afati u apsolventave që të bëhet çdo muaj.
Sipas informacioneve tani po diskutohet për një marrëveshje që nuk po ju konvenon studentëve./arbresh.info
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg p...
Ambasadori Malaj viziton Spitalin e Prizrenit dhe ndan mirën...
Policia arreston një shtetas të Malit të Zi për vjedhjen e d...
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të orga...
Natë e zjarrtë evropiane – 18 përballja sonte në Ligën...
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...