Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe të krishterë të Epifanisë – Ujit të Bekuar, u dërgoi një urim të gjithë qytetarëve që e festojnë këtë festë sipas kalendarit Julian dhe kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, Mitropolitit të Shkupit, Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe z.Stefan.
“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’ju uroj festën e madhe të krishterë të Epifanisë – Ujit të Bekuar dhe sinqerisht t’ju uroj mbi të gjitha shëndet, gëzim, lumturi dhe begati.
Akti i hedhjes së kryqit të shenjtë do të na mbledhë pranë ujërave të vendit këtë vit për të dëshmuar së bashku thirrjen e Zotit dhe për të na mbushur zemrat me shpresë dhe besim.
Simbolika e ujërave të pastruar le të jetë motiv për pastrim shpirtëror dhe frymëzim për vepra të mira.
Le të kultivojmë mirëkuptim, harmoni dhe duke dhënë vazhdimisht dashuri, kujdes dhe vëmendje”, shkruan Pendarovski.
;
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...