Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla, ku të pranishëm ishin edhe familjarë e qytetarë të tjerë.
Po sot, kryetari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule edhe te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë./arbresh.info/





Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...