Ndeshja e luajtur në “Laver Arena” me çatinë e mbyllur pasi në Melburn bën shumë vapë këto ditë dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. Sir Andy Murray mundi gjysëmfinalistin e vitit të kaluar pas katër orësh e 49 minutash betejë me shifrat 6-3, 6-3, 4-6, 6-7 dhe 7-6.
Për britanikun, pesë herë finalist në Melburn, kjo ishte një ndeshje epike pasi kaloi çdo lloj parashikimi duke llogaritur moshën dhe kondicionin fizik në të cilin ndodhet. Ndërkohë që për Berrettini-n humbja do të jetë e vështirë për ta kapërdirë pasi në muajt e fundit ishte në ngjitje si në klasifikim dhe në moral (mundi Ruud dhe luajti si i barabartë me Tsitsipas në “United Cup”).
Për Murray ky triumph kishte mjaft vlera pasi ishte pari në një Grand Slam që prej 2017-ës i arritur përballë një atleti të 20 vendeve të para në klasifikim. /rtsh
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Tronditi Podujevën me kallashnikov, policia jep detaje të re...
Mbi 2800 gjoba të shqiptuara e 80 persona të arrestuar brend...
Zbulohet çiftet potenciale të play-offit në Ligën e Kampionë...
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit në Kolumbi, mes 15 v...
Shpërtheu në festë pranë stolit të Real Madridit, Mourinho i...