Mbrojtësi portugez, Pepe, në muajin e ardhshëm (26 shkurt) do t’i mbushë 40 vjet. Mirëpo, lojtari i Portos nuk e ka në plan të heqë dorë nga futbolli aktiv.
Sipas njoftimeve të Maisfutebol, veterani pritet të nënshkruajë kontratë të re, e cila do të jetë valide deri në vitin 2025.
Me këtë rast, qendërmbrojtësi do të ishte i lidhur me klubin portugez deri në moshën 42 vjeçare.
Pepe ka një karrierë të bujshme prapa vetes. Me Real Madridin, ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klube, mes tjerash tri trofe të La Ligas, tri Liga të Kampionëve e dy Kupa të Botës për Klube.
Njëherësh, ai ka qenë i suksesshëm edhe me përfaqësuesen e Portugalisë duke e fituar Kampionatin Evropian, si edhe Ligën e Kombeve.
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...