Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), sot do të presin për vizitë delegacionin më të lartë të Komiteti Olimpik të Francës, me veçanti presidenten Brigitte Henriques.
Henriques do të jetë e shoqëruar nga nënpresidenti, Pierre Siutat, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Federatës së Basketbollit të Francës, dhe kandidat për kryetar të FIBA Evropës, Sophie Metais, drejtoreshë për marrëdhënie ndërkombëtare dhe asistenti i saj, Pierre-Louis Magnani, përcjell arbresh.info.
Vizita e tyre në Kosovë vie me arsyen e thëllimit të bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe do të nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi.
Memorandumi i bashkëpunimit do të quhet “Balkans Cooperation 5 (BC5)”, ndërsa do të vlejë deri në vitin 2028. Në memorandum përfshihen çështje të ndryshme të bashkëpunimit para dhe pas LO Paris 2024.
Delegacioni francez do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministrin, Hajrullah Çeku. /arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...