Legjenda e Brazilit, Rivaldo do të dëshironte që Neymar të transferohej te Manchester City.
E ardhmja e yllit brazilian tek PSG-ja është në dyshim.
“Unë nuk shoh që kjo të ndodhë në këtë afat kalimtar. Por ndryshimi mund të vjen në fund të sezonit kur PSG të ketë mundësinë ta shesë atë për të kompensuar investimin e tyre dhe kjo gjë mund t’ia hapë dyert Neymarit që të transferohet në Premier League”, tha Rivaldo.
“Unë mendoj se Man City do të ishte klub perfekt për të, sepse do t’i japë atij një shans më të mirë për të pasur sukses”.
“Ai do të luante në një ekip shumë sulmues që e praktikon City nën drejtimin e Pep Guardiolës”, ka theksuar Rivaldo.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...