Tenori kosovar me përmasa ndërkombëtare, Ramë Lahaj ka performuar në Turqi. Krah tij ishin dy emra të famshëm botëror.
Njëri nga ta për Lahajn ishte inspirim në fillimet e tij.
“Një eksperiencë fantastike me 3 Tenorët në Turqi e mundësuar nga Limak. Aktivitetet e tilla të shoqëruara nga një audiencë e cila jep dashni e mbështetje pafund për artin e mirëfilltë operistik me japin shpresë se opera është dhe do mbetet e pa vdekshme, pavarsisht periudhës së egër që po jetojmë. Privilegjin për t’a ndarë skenën me njërin prej atyre që me ka inspiruar gjatë fillimeve të mija, si Marcelo Alvarez i cili i ka dhënë shumë botës së Operas dhe mikut tim, Tenorit brilliant Murat Karahan që është edhe krenaria Turke, janë eksperienca krejt unike që vijnë rrallë herë në jetë. Mirupafshim herave tjera” ka shkruar Lahaj në “Facebook”. /arbresh.info/
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...