Duele titanësh në të gjitha Ligat e Evropës në futboll

10:52 | 13 Janar 2023
K.B

Vikend mjaftë i bukur do të jetë për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Ndeshjet interesante nisin që sonte, ku Napoli do të përballet me Juventusin.

Të shtunën kalojmë në Ligën e Anglisë, atje ku do të kemi përballje titanësh mes, Manchester United-Manchester City, që rezulton të jetë ndeshja kryesore në Premier League.

Mbesim prapë në Ligën angleze, ku të dielën do të përballen Tottenham me Arsenalin për kreun e tabelës.

Dhe qershia mbi tortë mbetet “El Clasico”, ku Barcelona dhe Real Madridi do të sfidohen për finalen e SuperKupës së Botës që do të luhet në Arabi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale