Trajneri i Romes, Jose Mourinho e ka quajtur Kupën e Italisë si turneun më të keq në Evropë. Këtë deklaratë e ka dhënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Genoas.
Sipas Mourinhos, formula e turneut nuk i favorizon aspak ekipet e vogla. Portugezi ka thënë se nëse do të ishte trajner i ndonjë skuadre të vogël, do t’i kishte në futur të gjithë fëmijët në formacionin startues.
“Mendoj se është kupa më e keqe në Evropë. Nuk i mbron të vegjlit. Nuk i gëzon ata që kanë ëndërr dhe nuk po flas për ne. E kam fjalën për Torinon që fiton në fushën e kampionëve të Italisë dhe përsëri duhet të luaj jashtë sepse Fiorentina ishte e shtata, e teta apo e nënta në sezonin e kaluar. Çfarë dreq rregullore është kjo. Çfarë motivimi duhet të kenë? Tani luajnë jashtë se këtë e ka vendosur kalendari, ku është e bukura e Kupës? ka thënë Mourinho
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...