Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, sot është takuar me Komisioneren e Lartë të shtetit të Eswatinit, në Londër.
Për këtë shtet ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.
Por, Kapiti sot demantoi këtë duke thënë se Kosova dhe Eswatini po forcojnë raportet dhe se po eksplorojnë për mundësitë ekonomike.
“Sot bëra një vizitë te Komisionerja e Lartë znj. Thandazile P. Mbuyisa në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi të trajtonim ngjarjet aktuale globale dhe ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona Eswatini-Kosovë duke eksploruar mundësitë ekonomike”, ka shkruar në Twitter Kapiti.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...