Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, tha se pajtohet plotësisht me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Cholet, i cili tha se është koha e fundit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.
Diplomati gjerman, tha se tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Plotësisht dakord me këshilltarin e DASH-it, Chollet, i cili tha se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Një propozim i Kosovës ende nuk është aty”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tij tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. “Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në linjë këtu”, tha ai.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...