Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me raportin e “Human Rights Watch” për vitin 2022 për Kosovën.
Zëdhënësja e kësaj partie Sibel Halimi, ka thënë se ky raport për vitin 2022 është mjaft shqetësues.
Sipas Halimit për shtatë muaj u sulmuan e u kërcënuan 22 gazetarë të vendit.
Ajo tha se ka pasur reagime të dobëta të organeve kompetente, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk duhet të jenë armiq të gazetarëve.
“Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ për Kosovën për vitin 2022. Vetëm për shtatë muaj, janë regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit ndaj gazetarëve”, tha ajo duke shtuar se kërcënime kanë pasur edhe së fundmi në veri të vendit./arbresh.info
Ja dhe postimi:
Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdulla...
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
Ministri i Jashtëm turk viziton sot Serbinë
Rama ndan artikullin e medias së huaj për Gjirokastrën: Dest...
Ylli brazilian refuzon Arsenalin, dëshiron të transferohet t...
Hoxhaj në Irak takohet me Gjeneralin britanik: Mik i përhers...