Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj. Ky vendim sipas SHSKUK-së ka ardhur pas analizës së bërë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditë më parë në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka ndërruar jetë pas një operacioni të rrallë. Në lidhje me rastin drejtori Brahimaj kishte deklaruar se operacioni ishte kryer nga mjek jo kompetent.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.
Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...