Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Nga mbledhja, kreu i qeverisë ka publikuar një foto ku shihen liderët e partive shqiptare të RMV ku mes tyre ndodhet dhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Ende nuk dihet arsyeja e mbledhjes së kreut të qeverisë shqiptare me liderat ndërsa mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut.
Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti. /abcnews.al

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...