Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, qëndron sot në Kosovë. Ai pritet të takojë zyrtarë qeveritarë e liderë politikë me të cilët, sipas njoftimeve zyrtare, do të bisedohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Njohës të procesit të dialogut thonë se gjatë vizitës në Prishtinë, Chollet do të kërkojë përshpejtimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje bazë, sipas planit franko-gjerman.
Ashtu siç edhe u paralajmërua ditë më parë, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot qëndron në Kosovën. Zyrtari i lartë amerikan pritet të takojë zyrtarët qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë. Chollet me zyrtarët nga Kosova do të diskutojë edhe për dialogun e “ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, citon RTK një njoftim të Departamentit të Shtetit.
Duke komentuar ardhjen e Chollet, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë për Radio Kosovën se vizita ka një rëndësi të veçantë dhe ndërlidhet me përpjekjet për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Jam i bindur se Chollet do të përcjellë mesazhin amerikan për prioritizimin e aspektit të sigurisë në rajonin tonë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit. Në anën tjetër, do të nxisë planet që sa më shpejtë të kthehen në dialog, me qëllim që mbi bazën e këtij plani të bëjnë përpjekje që sa më parë të arrihet marrëveshja finale e cila do t’i normalizonte raportet dhe do t’i jepte mundësi konsolidimit të paqes në Ballkanin Perëndimor”, tha Fetoshi.
Edhe profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, beson se nga kjo vizitë do të përshpejtohet rrjedha e dialogut, drejt marrëveshjes finale.
Përshpejtim do të ketë. Për këtë edhe janë shpeshtuar vizitat e niveleve të tilla. Pikërisht për të vetmin qëllim, për ta përshpejtuar sidomos propozimin franko-gjerman që palët të kenë marrëveshje bazë fillimisht, që do të shpie në marrëveshjen finale”, tha ai.
Analisti politik, Artan Muhaxheri, thotë se temë e bisedimeve mund të jetë edhe çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kërkesat amerikane janë të qarta. Njëra nga to është edhe çështja e asociacionit, ku kërkohet një angazhim më frytdhënës nga Kosova, për idenë e asociacionit, draftimin e statutit për të dhe për fillimin e hapave konkretë drejt realizimit të tij”, tha Muhaxheri.
Pas Kosovës, këshilltari Derek Chollet, do të udhëtojë në Serbi më 12 janar. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një ndër temat kyç edhe gjatë takimeve në Beograd.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...