Njëri nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka treguar së fundmi se vuan nga një sëmundje e rrallë.
Këtë ai e ka ndarë me moderatoren Kiara Tito, për të cilën ka shprehur një pëlqim.
Luizi ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rrallë
Për këtë pati një reagim nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjet që kur ishin në “Ethet e së premtes”.
Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.
“Më thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë të Ethet) të shërohet sa më shpejt”, u shpreh Hajati. “U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, tha më tej ajo. /arbresh.info/

Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...