Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në Prishtinë.
Sipas policisë pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me një rast vjedhje. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë. Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre llop-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...