Avokati i Azem Kurtajt: Ia kanë bllokuar rrugën, ka shtënë vetëm në ajër dhe tokë veproi në vetëmbrojtje

13:15 | 8 Janar 2023
A Z

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të pandehurit Azem Kurtaj i cili akuzohet për plagosjen e dy qytetarëve në komunën e Shtërpcës.

Avokati mbrojtës, Naim Ferati , ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në vetëmbrojtje.

Pas pak pritet që Gjykata të marr vendim lidhur me rastin. Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 1 muajsh.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale