Policia e Kosovës në raportit 24 orësh ka përfshirë edhe incidentin e ndodhur në Shtërpcë ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj me armë zjarri.
Policia këtë rast e kanë cilësuar si “tentim vrasje”, ndërkohë kanë treguar se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe se është konfiskuar edhe një revole.
Për dy të plagosurit, Policia tregon se janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.
“TENTIM VRASJE Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /arbresh.info/
lexo edhe:
Arrestohet një 33-vjeçar, dyshohet për plagosjen e dy personave me armë zjarri në Shtërpcë
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...