Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Fatoin Peci, ku ka thënë se qeveria e tij i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme qytetarëve gjatë vitit 2022.
Kurti theksoi se mbështetje në veçanti u është dhënë bujqëve të vendit duke thënë se synim kanë pasur zgjerimin e punësimit dhe rritjen e eksportit.
Tutje Kurti njoftoi se gjatë vitit 2022 kanë ndarë 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.
“Përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kemi mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti. Këtë parim e kemi ndjekur veçanërisht në bujqësi. Me qëllim të nxitjes së prodhuesve vendor në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë më shumë se 70 milionë euro për mbi 28 mijë fermerë”, tha Kurti, teksa shtoi se kjo përkrahje është më e madhja ndonjë herë në Kosovë.
Ai ka thënë se qeveria e kaluar i ka kompensuar dëmet vetëm 30 për qind, ndërsa Qeveria e tij më shumë se 80 për qind.
“Brenda vitit ekzekutuam të gjitha pagesat për kategorinë e subvencioneve, duke mos u ngelur borxh bujqve tanë. Kur u përballen me vërshime, u dhamë mbështetje fermerëve nga 22 komunat, të cilët përfituan deri në 82 për qind të vlerës së dëmit të shkaktuar. Vitin 2020 ishin kompensuar vetëm 30 për qind e dëmit të shkaktuar”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...